Kuvend/ Meta: Të përçojmë mesazhin e Shën Terezës
Ka zgjatur vetëm disa minuta seanca e sotme e Parlamentit të Shqipërisë.

Kuvendi ka miratuar kalendarin e punimeve tre-javore të tij pasi opozita ka abstenuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Meta mbajti një fjalë hapëse për sesionin, duke theksuar se është një moment ku të gjithë shqiptarët duhet të ndjehen krenarë për shkak të shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Hapja e këtij sesioni të ri parlamentar përkon me një moment kur të gjithë shqiptarët në mbarë globin kanë ndjerë krenarinë dhe frymëzimin e jashtëzakonshëm nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Nënë Tereza është ngritur në piedestalin e figurave më të shquara, jo vetëm të kishës katolike por edhe të historisë së njerëzimit në tërësi.”

Kryeparlamentari e konsideroi si një nga figurat më të shquara dhe humaniste me shpirt të gjerë, duke theksuar se duhet të reflektohet dhe të përçohet mesazhi i saj. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2016, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori