Kuvend, debate për projektbuxhetin 2011
Pëlqej
UPDATE - Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot debatin në parim për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2011">2011. Drafti kaloi në seancë plenare pas rreth 3 javë diskutimesh në komisionet parlamentare, ku maxhoranca dhe opozita janë përplasur për nivelet e investimeve, nivelit të borxhit publik, fondeve në dispozicion të pushtetit vendor. Buxheti i shtetit 2011">2011 synon të mbështesë 4 sektorë, arsimin, bujqësinë, shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Përmes zbatimit të buxhetit për vitin 2011">2011, Ministria e Financave thotë se nga muaji korrik, pagat parashikohet të rriten nga 5-7 % dhe pensionet 10 %. Buxheti 2011">2011 synon parashikim realist të treguesve ekonomikë e buxhetore. Investimet publike zene 7.2 % te PBB, ku prioritet mbetet infrastruktura.


Berisha: Ne 1 korrik do të rriten pagat e pensionet

“Lexoni por mos shpikni. Kur krahasoni këto të dhena me ato të qeverisjes suaj është si dita me natën”. Me një akuzë të drejtëpërdrejtë Berisha sulmon Partinë Socialiste në seancën parlamentare ndërsa diskutohet projektbuxheti i vitit 2011">2011.
“Do të rriten rrogat dhe pensionet në 1 korrik. Janë edhe 530 milionë dollarë për rrugët. Do fillojë dhe do vazhdojë rruga Mat-Klos-Peshkopi, që del mbi Dibër dhe do fillojë rruga Rrëshen-Klos”,

Kreu i i qeverisë ngriti një sërë pyetjesh të cilat e shqetësojnë PD e jo PS.
“Si nuk flisni per pensionet, rrogat , mashtroni. Si spo bëhet asgjë kur është dyfishuar buxheti pas qeverisjes suaj”.
Opozita po tregohet cinike dhe mbron vetëm interesat e saj. Kur flisni për Tiranën juve ju kujtohen vetëm “leprat” dhe 20 përqindëshat”, tha Berisha.


Ruçi: Berisha genjen per buxhetin

“Rama të është bërë ankth. Ekonomisë shqiptare i është zënë fryma, një ekonomi të cilën ti e ke kthyer në një piramidë e drejtuar e udhëhequr nga i njëjti pushtetar i piramidave. Shqipëria ka 20 vite që ju njeh, pasi njohin pasigurinë e pushtetit tënd dhe korrupsionin”.

Me akuza të drejtëpërdrejta, kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi u shpreh se kryeministri gjatë fjalës së tij nuk tha asgjë për buxhetin e vitit të ardhshëm, por foli me urrejtje për opozitën.
Berisha del dhe mban për një orë e gjysëm fjalim, mban peng parlametin pasi e di që është LIVE dhe duke sfiduar dhe spikerimin e lajmeve”.

Ruçi theksoi se ndërsa kreu i qeverisë flet për ekonominë dhe rritjen e saj, ai vuri përballë përgjegjësisë fermeret, dhe çmimin që duhet te paguajnë ata.
Veç buxhetit, Ruçi theksoi se opozita do të vazhdojë ti bëje thirje publikut, ndërsa akuzoi sërish Berishën se ai dhe PD kanë marrë peng zgjedhjet, parlamentin, institucionet demokratike.


Majko: Buxheti i 2011">2011-ës, jo real

Deputeti i PS-së Pandeli Majko e cilësoi buxhetin për vitin 2011">2011 si jo real dhe me mungesë të madhe transparence.

“Ajo që kemi këtu është një buxhet jo real por për të kaluar në një mënyrë informale. Sot nga qeveria nuk po jepet asnjë informacion për atë që do të ndodhë me ekonominë shqiptare” theksoi Majko në seancën plenare të Kuvendit.


Sipas tij me miratimin e këtij buxheti vendit do t`i hapet një gropë e zezë që do t`i përpijë të gjithë shqiptarët.

Majko gjithashtu theksoi se gjatë vitit 2011">2011 shqiptarët i pret një borxh akoma edhe më i madh dhe për këtë kryeministri nuk jep asnjë shpjegim

Ndërkohë Majko i kërkoi ministrit të transportit që të japë shifrën e vërtetë që qeveria ka harxhuar për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës si dhe për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.


Malaj: Qeveria, e prekur nga epidemia e korrupsionit

Deputeti i PS-së Arben Malaj ka deklaruar se qeveria është prekur nga epidemia e korrupsiot dhe se buxheti ka dështuar për të realizuar reformat në shëndetësi dhe arsim.

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit deputeti i PS-së Malaj ka akuzuar qeverinë se ka treguar papërgjegjshmëri në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2011">2011. Sipas tij shqiptarët janë të shqetësuar se borxhi publik është rritur në nivele kritike dhe financat publike po përkeqësohet.

“Ju jeni prekur nga epidemia e korrupsionit. Qeveria juaj po e rëndon më tej sëmundjen e ky buxhet ka mungesë të refomave në shëndetësi dhe arsim” theksoi Malaj.
I menjehershëm ka qënë reagimi i ministrit të financave Ridvan Bode i cili ka cilësuar gënjeshtra deklaratat e deputetit Malaj për borxhin publik. Sipas tij borxhi publik është ulur dhe gjithashtu është ulur edhe kostoja e këtij borxhi.
“Është ulur edhe kostoja e borxhit që Malaj deklaron se është rritur dhe gjithashtu kemi ulur edhe taksat dhe tatimet” theksoi Bode.
Shtuar më 25/11/2010, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori