Update- Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës lirimin nga detyra të 3 anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Albana Shtylla, Denar Biba dhe Jani Jani.
11:01- Opozita ka braktisur sot seancën e
Kuvendit duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për shtyrjen e ligjit te nepunesit civil. Kreu i grupit parlamentar të PD-se, Edi
Paloka duke folur në emer të opozites, akuzoi Ramen për hedhje në erë të konsensusit të arritur.
"
Rama dhe Koco gjejne kohe te ndajne sinoret, ‘une mora bjonden, ti merr brunen’. Keto jane pazaret qe rendojne sot ne kurriz te shqiptareve.
Rama eshte nje personazh pjelle e konfliktit, ai vetem ka llogaritur interesat e tij, edhe kur ato kane qene me pasoja te renda per shqiptaret. Ju keni vendosur qe jashteqitjen e Rames ne qeveri ta kaloni per ta permjere ketu ne Parlament. Do ta beni se as kjo e as marrja me qira e blerja e deputeteve nuk ezgjidh problemin"- tha
Paloka.
Pas fjalës së mbajtur në
Kuvend,
Paloka dhe deputetët e tjerë të opozitës janë larguar nga salla e
Kuvendit.
10:51- Seanca e sotme e
Kuvendit nisi me betimin e deputetit te PD-se, Mhill Fufi pas leximit të relacionit nga komisioni i verifikimit te mandateve.
Kryetari i
Kuvendit Ilir Meta më pas njoftoi rendin e dites, ne perputhje te kalendarit te miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetareve. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013,
ora 14:01