Kuvend, Berisha-Ruçi, replika për raportin grua-burrë në qeverisje
Diskutimet mbi projektligjin për dhunën ndaj grave është shënuar me replika mes kreut të qeverisë Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci.

Berisha kërkoi votimin e kësaj konvente duke theksuar se qeveria është e angazhuar të bëjë gjithçka për të rrëzuar murin e patriarizmit, duke nisur që nga ngushtimi i diferencës gjinore në pagë e deri në masat më strikte në legjislacion për të parandaluar fenomenin e dhunës ndaj femrës.

Ndërsa Ruçi u shpreh se mazhorancë që kryeministri drejton raporti grua burrë është 1-9.


“S’kam vërejtje për ato që the, ti the debatin ta bëjmë konkret, po zoti kryeministër, atëherë meqë kemi ratifikimin e kësaj konvente, ju duhet të thoshit pse maxhoranca që ti drejton raporti grua burrë në grupin tënd është 1-9, pse në qeveri ky raport është 1-15, pse raporti në qeverinë tënde në 40 zv/ministra ke vetëm 6 zv/ministre, meqë janë shumë të zgjuara gratë, se sapo e the, pse në drejtoritë e ministrive drejtoreshat gra numërohen me gishta, pse gratë në administratë si numër janë kur thërret qameti, pse në lumin e të papunëve shqiptarë 80% e tyre janë gra?”- tha Ruci.
Shtuar më 08/11/2012, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori