Kuvajti mirekuptin kerkesat e Kosoves
Albeu.com
Në kuadër të vizitës në Kuvajt, sot delegacioni parlamentar i Kosovës, i prirë nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u prit në Fondin e Kuvajtit për Zhvillim. Drejtori i përgjithshëm i Fondit, zoti Abdulwahab A. Al-Bader, e njoftoi ...
... delegacionin për Fondin dhe veprimtarinë e tij shumëvjeçare.
Kryeparlamentari Krasniqi pasi i njoftoi mikpritësit për gjendjen në Kosovë, paraqiti nevojat e shumta zhvillimore që ka Kosova, sidomos në fushë të bujqësisë, energjetikës, infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, për të cilat i kërkoi Fondit kredi të buta dhe afatgjate zhvillimore.
Drejtori i përgjithshëm i Fondit shprehu mirëkuptim të plotë me kërkesat e Kosovës dhe kërkoi hartimin e projekteve përkatëse për to.
Të dy palët u akorduan që në vijim lidhjet dhe komunikimi i Fondit të bëhen me dikasteret përkatëse të qeverisë së Kosovës, me qëllim të fillimit menjëherë të procedurave të mbështetjes.
Në përbërje të delegacionit parlamentar të Kosovës janë edhe anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti, Naim Maloku e Ibrahim Gashi, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Mehmet Hajrizi dhe këshilltari për protokoll, Skënder Reçica. Sot delegacioni përfundon vizitën zyrtare në Kuvajt, ka njoftuar Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
Shtuar më 26/05/2010, ora 17:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori