Kuvajti i gatshem ta njohe pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Delegacioni parlamentar i Kosovës u kthye sot në Prishtinë, pas një vizite disaditëshe në Kuvajt. Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, që ishte në krye të delegacionit, në Aeroportin e Sllatinës u tha gazetarëve se nga kryetari i Kuvendit të Kuvajtit u shpreh hapur pikëpamja për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Dr. Jakup Krasniqi, në një prononcim për media theksoi se kjo vizitë, e cila u bë me ftesë të kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Kuvajtit, Xhasim Muhamed El-Harrafi, ishte mjaft e frytshme. Në këtë frymë, në takimet me zyrtarët me të lartë të këtij vendi mik tregohej një interesim i shtuar për rrjedhat e gjithëmbarshme në Kosovë. Nga kryetari i Kuvendit të Kuvajtit u shpreh hapur pikëpamja për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kuvendi i Kuvajtit shprehte gatishmërinë që të jetë faktor shtytës edhe për qeverinë kuvajtiane për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Pritja e delegacionit të Kuvendit të Kosovës nga zyrtarët e lartë të Kuvajtit, kishte karakterin e një pritjeje të delegacionit të shtetit të pavarur dhe sovran. Nga takimi në Fondin për Zhvillim të Kuvajtit u shfaqën zotime për përkrahje ekonomike të Kosovës, sidomos në infrastrukturë,bujqësi, arsim dhe shëndetësi, ndërsa varet nga institucionet kosovare se çfarë projektesh do t’ iu ofrojnë segmenteve përkatëse të Kuvajtit për sendërtim të përbashkët të tyre, theksoi kryekuvendari Krasniqi.

Në përbërje të delegacionit të Parlamentit të Kosovës, që vizitoi Kuvajtin ishin edhe anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti, Naim Maloku e Ibrahim Gashi, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Mehmet Hajrizi dhe këshilltari për protokoll, Skënder Reçica.
Gjatë kësaj vizitë delegacioni ka pasur takime me Princin e Kuvajtit, Shejh Sabah El Ahmed El-Xhabir Es-Sabah, kryeministrin, Nasir El- Muhamed El-Ahmed Es-Sabah, kryetarin e Kuvendit Kombëtar, Xhasim Muhamed El-Harrafi, si dhe drejtorin e përgjithshëm të Fondit të Kuvajtit për Zhvillim, Abdulwahab A. Al-Bader.
Shtuar më 28/05/2010, ora 18:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori