Kuvajti do te njohje se shpejti Kosoven
Albeu.com
Gjate javes se ardhshme pritet qe Kuvajti, shtet ne kufi me Arabine Saudite, te njohe pavaresine e Kosoves.Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, te cilat rikujtojne se njohja e Kosoves ishte premtuar nga vete emiri i Kuvajtit pak para shpalljes se pavaresise.

Por, shtojne burimet, vendimi per njohjen eshte shtyre per shkak te nje krize te brendshme politike ne Kuvajt, qe ka larguar vemendjen e shtetit nga ceshtjet e politikes se jashtme.

Megjithate, duke pare njohjen nga Arabia Saudite, pritet qe edhe Kuvajti te hedhe hapin e shumepritur nga Prishtina.
Shtuar më 26/04/2009, ora 21:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori