Dukagjini bën historinë, kalon në turin e dytë të Conference League

Dukagjini kualifikohet në turin e dytë të Conference League.

Skuadra dardane po e shijon aventurën e parë europiane në histori, ndërkohë që sot u sigurua kualifikimi përballë Europa FC (Gjibraltari).

Iljasa Zulfiu shënoi një dygolësh, ndërkohë që pati festë edhe për Arbër Shalën.

Tensioni nuk mungoi në këtë përballje. Vendasit e mbyllën takimin me nëntë lojtarë, teksa për skuadrën nga Klina u ndëshkua me të kuq Bujar Shabani pas gjysmë ore lojë.

Sukses historik ky për skuadrën e Armend Dallkut, që në raundin e dytë do të sfidojë kroatët e Rijekës.


Shtuar 20.07.2023 19:25