Kushti i BE për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve
Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot pasdite në selinë blu kryetarët e rretheve për të diskutuar në lidhje me vijueshmërinë e aksionit opozitar. Mbledhja ka nisur prej orës 18.00 dhe besohet se do të jetë me një axhendë të rëndësishme që lidhet edhe me zhvillimet e fundit politike në vend.

Diskutime pritet të ketë për lëvizjet e ardhshme të opozitës në funksion të betejës politike kundër mazhorancës.

Ditëve të fundit ka pasur lëvizje në selinë blu. Më herët, Basha ka pasur një takim 'kokë më kokë' me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, kjo për shkak se sipas burimeve opozita ka ndërtuar një strategji me anë të cilës ka kërkuar dhe ngritjen e një grupi ekspertësh që do të paraqesin një draft me propozime.

Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 11:00, do të zbresin në selinë blu një mbledhje të përbashkët me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.
Shtuar më 28/09/2019, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori