Kushtetuta e Kosovës do të ndryshojë situatën në terren
Albeu.com
Misioni i OKB-së në Kosovë e ka të qartë se dita kur Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të hyjë në fuqi, më 15 qershor, do ta ndryshojë tërësisht situatën në teren.Misioni i OKB-së në Kosovë e ka të qartë se dita kur Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të hyjë në fuqi, më 15 qershor, do ta ndryshojë tërësisht situatën në teren, por selia e OKB-së në Nju Jork po tregohet e ngathtë në dhënien e direktivave se si të veprohet pas kësaj date. Në një prononcim për ALSAT, një zëdhënës i UNMIK-ut ka thënë se ky mision që ka administruar Kosovën që nga qershori i vitit 1999 ka kthyer sytë nga Nju Jorku në pritje të këtyre direktivave.

"E dimë situatën të cilën duhet ta kemi parasysh çka do të ndodh më 15 qershor por Rezoluta 1244 do të vazhdojë të mbetet në fuqi, do të ketë një Përfaqësues Special të Sekretarit të Përgjithshëm. Megjithatë, duhet ta presim rikonfigurimin si përgjigje ndaj këtyre zhvillimeve. Nuk mund ta them saktë madhësinë e UNMIK-ut dhe çka do të ndodhë, por kjo nuk është diçka për të cilën ne nuk jemi në dijeni", tha zëdhënësi i UNMIK-ut Russell Geekie.

Bashkimi Evropian e ka hedhur OKB-në para aktit të kryer duke e detyruar të ndryshojë pasi ka vendosur që Shtylla e BE-së që menaxhonte ekonominë e Kosovës të mbyllet deri më 30 qershor.

"Ne vetëm do t'i marrim direktivat nga Nju jorku. Kemi disa skenare të gatshme sepse prej 30 qershorit, Bashkimi Evropian do ta mbyllë Shtyllën e Katërt të UNMIK-ut që është marrë me ekonominë e Kosovës", theksoi Russell.

Zëdhënësi Geekie përgjigjet ndaj skenarit të mundshëm që të zgjedhurit lokalë serbë të 11 majit t'i uzurpojnë ndërtesat komunale në qytetet e veriut të Kosovës.

"Nuk dua të flas për situata hipotetike. Kjo nuk ka ndodhur ende. Nuk dua të flas me saktësi se si do të përgjigjemi, por tani po them vetëm atë se kjo do të jetë e papranueshme dhe kjo është shumë e qartë. Në të njëjtën kohë, ne po vazhdojmë të bisedojmë me të gjitha palët dhe të punojmë në këtë. PSSP ka dashur të punojë shumë me Beogradin për të organizuar zgjedhje për komunat me shumicë serbe, por zgjedhje të cilat janë janë të organizuara në mënyrë të mirëfilltë nga UNMIK-u", vlerësoi ai.

Nëntë vitet e UNMIK-ut në Kosovë janë përcjellë me sfida të vazhdueshme ndaj mandatit të këtij misioni të cilat kanë ardhur nga Beogradi përmes strukturave paralele administrative dhe të sigurisë të cilat i ka mbështetur në të gjitha format. (lajm)
Shtuar më 18/05/2008, ora 23:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori