Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për Zana Xhukën
Pëlqej
Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për ish-Inspektoren e Përgjithshme të ILDKP Zana Xhukën. Deputetët demokratë kishin kërkuar pavlefshmërinë e seancës plenare të datës 20 shkurt 2014, pasi sipas tyre ajo ishte thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkelje të rregullave procedurale që garantojnë një procesrregullt ligjor.

Në këtë seancë Kuvendi shpalli të pavlefshëm zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive detyrë të cilën e mbante Zana Xhuka. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori