Kushtetuesja pezullon vendimin e qeverisë për regjistrimin e IMEI-t
Pëlqej
Pas ankimimit të Partisë Demokratike, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e qeverisë për regjistrimin e numrit IMEI të telefonave celularë. Kujtojmë se pezullimi vjen deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndërsa më pas Kushtetuesja do të marrë një vendim përfundimtar.

Në vendimin e Gjykatës të publikuar në faqen zyrtare nënvizohet se pasi mori në shqyrtim kërkesën e një grupi deputetësh u vendos që: “Të urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”.

Kërkesa për pezullimin e vendimit u dorëzua nga PD pranë Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës vendimi i qeverisë ishte antiligjor dhe kundër parimeve themelore të të Drejtave të Njeriut. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori