Kushtetuesja nuk merr përsipër 13 tetorin e Metës
Përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, Gerta Meta është shprehur se Gjykata Kushtetuese edhe pas ngritjes së saj nuk mund të japë një vendim për dekretin e Presidentit Meta për zgjedhjet e 13 tetorit pa publikuar në fletoren zyrtare.

Sipas saj kriza politike në vend do të vijojë gjatë nëse nuk zgjidhet konflikti mes palëve.

"Gjykata Kushtetuese, edhe pas ngritjes së saj nuk do të mund të shqyrtojë dekretin e presidentit për sa kohë nuk është publikuar në fletoren zyrtare. Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me dialog mes palëve, në të kundërt konflikti dhe kriza do të vijojë gjatë", tha përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor


Shtuar më 30/07/2019, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori