Kushtetuesja në ngërç, KED i ndalon kandidimin ish-këshilltarit të Metës
KED sot i ka ndaluar kandidimin Shaqir Hasanaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e radhës ky institucion, në prani dhe të përfaqësuesit të Presidencës dhe Avokatit të Popullit vendosi ndalimin e kandidimitHasanaj, ish keshilltar i Presidentit Meta, për 2 vakancat e shpallura nga Kuvendi dhe Presidenti që në verën e vitit të shkuar.

Njoftimi i KED:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 21.08.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019:

– Z. Shaqir Hasanaj

2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, vendosi:

1.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Z. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Z. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të Z. Shaqir Hasanaj do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Shtuar më 21/08/2020, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori