Presidenca ka bërë me dija se anëtarje e 7-ë e emëruar në
Gjykatën Kushtetuese,
Sonila Bejtja është thirrur për betim përpara Presidentit të
Republikës, ditën e sotme në orën 12:30.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARIT TË RI TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Presidenti i
Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në
Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).
Kryetari i Shtetit, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur të emërojë zonjën
Sonila Bejtja gjyqtare në
Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e kësaj vakance.
Presidenti i
Republikës, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës
Kushtetuese të
Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur që:
Zonja
Sonila Bejtja, anëtare e emëruar e Gjykatës
Kushtetuese, të thirret për betim përpara Presidentit të
Republikës, ditën e martë, në datë 29.12.2020, ora 12:30.
Shtuar më 29/12/2020,
ora 10:50