Kushner: Vendet e Ballkanit ne BE
Albeu.com
Ministri i jashtëm, Bernar Kushner, tha se qëndrimi i Francës është që “gjitha vendet e Ballkanit duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian”. “Mbesin pengesa për këtë çështje, por qëndrimi ynë politik është shumë i qartë”, theksoi ai mbrëmë në Paris, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.
Ministri Kushner u shpreh se Marrëveshja e Lisbonës, e cila së shpejti do të bëhet e plotfuqishme, kërkon qëndrim unik për anëtarësim të vendeve të tjera në BE.

Por, ai u shpreh se Serbia, e cila sipas zotit Kushner “qartas duhet të jetë anëtare e BE-së”, duhet të bëjë përpjekje për zënien e të akuzuarit për krime të luftës, Ratko Mlladiq.

“Vetë fakti se ai nuk është zënë ende” tregon se Serbia nuk ka bërë sa duhet në këtë aspekt, tha Bernar Kushner.
Shtuar më 09/10/2009, ora 15:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori