Kushner: Pranoni planin e Ban Ki Moon
Pëlqej
Albeu.com
Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, u ka kërkuar liderëve të Kosovës të pranojnë planin gjashtë-pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, të cilin tashmë e ka pranuar Serbia.
“Ekziston marrëveshja prej gjashtë pikave që vjen nga Kombet e Bashkuara, dhe të cilën e kanë pranuar serbët. Ajo tash duhet të pranohet nga ana e Prishtinës. Ky dokument është i nevojshëm për ta dërguar EULEX-in”, ka thënë të hënën Kouchner, pas takimit të Këshillit të Ministrave në Bruksel, ku thuhet se është “zhvilluar një debat i gjatë për Kosovën”.

Mediat kanë raportuar po ashtu se, shefi i diplomacisë franceze ka garantuar se prania e EULEX-it në Kosovë, do të jetë garantues i integritetit territorial të saj.
Shtuar më 11/11/2008, ora 14:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori