Kushner: Pavarësia e Kosovës nuk është shpikur
Albeu.com
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner ka deklaruar se pavarësia e Kosovës nuk ishte shpikur, por sipas tij, ajo ka elementët e nevojshëm, dhe është rast krejt ndryshe nga Osetia dhe Abhkhazia.Më tej, shefi i diplomacisë franceze, duke folur për një gjyq të mundshëm të kërkuar nga serbët, deklaroi se Serbia ka të drejtë që nga Kombet e Bashkuara të kërkojë që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të deklarohet rreth ligjshmërisë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por sipas tij, edhe nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë, “ky gjyq duhet t’i marrë parasysh të gjitha elementet”.

"Mos harroni se ekzistojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara dhe qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare. Gjyqi do t’i merr parasysh të gjitha këto”- deklaroi ministri i Jashtëm francez, duke shtuar se “rastin e Kosovës e ka pranuar gjithë bashkësia ndërkombëtare, derisa në Gjeorgji bëhet fjalë për vendim të njëanshëm të Rusisë”
(telegrafi-start-albeu)
Shtuar më 29/08/2008, ora 01:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori