Kushner ne Beograd per shkak te Kosoves
Albeu.com
Temë qendrore e bisedimeve të cilat më 1 mars në Beograd do t'i zhvillojë shefi i diplomacisë franceze Bernar Kushner me zyrtarët më të lartë serbë, do të jetë bashkëpunimi rajonal si një nga parakushtet kyçe për vazhdimin e integrimeve evropiane të ...... të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra edhe i Serbisë. Por, Kushner në Beograd shkon para së gjithash për shkak të Kosovës. Në këtë rast sinonim për bashkëpunim rajonal është raporti i Beogradit ndaj Kosovës, kanë thënë bashkëbiseduesit e mirinformuar të gazetës "Danas" nga qarqet franceze dhe serbe të cilat kanë preferuar të mbeten anonimë.
Kushner bashkëbiseduesve të tij - Presidentit Tadiq, shefit të diplomacisë Jeremiq dhe zv/kryeministrit Gjeliq - do t'ua përcjellë se është i domosdoshëm fleksibiliteti dhe kooperimi më i madh i Serbisë në raport me autoritetet në Prishtinë, që gjithsesi do të kontribuonte që në kryeqendrat e vendeve kyçe të BE-së të ketë edhe më shumë vullnet të mirë për përshpejtimin e kandidaturës serbe për anëtërasim në BE. Shefi i diplomacisë franceze do të kërkojë që Beogradi zyrtar të "frenojë retorikën", kur bëhet fjalë për Kosovën, por edhe që të mos bëjë veprime drastike të cilat do të ishin në kundërshtim me interesat e Francës, si dhe të shteteve kyçe evropiane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo në radhë të parë ka të bëjë me nismën e Serbisë në OKB, pasi GJND gjatë këtij viti të marrë mendimin këshilldhëns. /qik/
Shtuar më 26/02/2010, ora 16:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori