Kushner në Beograd dhe Prishtinë për të matur pulsin
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernar Kushner, ka thënë se plani i Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës përfaqëson bazën më të mirë për serbët e Kosovës."Zgjidhja e statusit të Kosovës do të ju japë të gjithëve një vizion të qartë për të ardhmën dhe stabilitet dhe do të mundësojë kthimin." ka thënë Kushner në një intervistë për mediat serbe. Ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner do të qëndrojë sot në Beograd ku me autoritetet serbe do të diskutojë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ndërkaq nesër Kushner viziton Prishtinën.

Ministri i jashtëm francez, të premten do të qëndroj për vizitë në Kosovë, ku do te zhvilloje takime me shefin e UNMIK-ut Joakim Riker dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Roland Kater. Po ashtu ai do te kete nje takim me kryetarin dhe kryeministrin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku. start
Shtuar më 12/07/2007, ora 15:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori