Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se janë parashikuar tre skenarë për procesin mësimorë në shkolla, gjatë periudhës së pandemisë.
Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama,
ministrja tha se
skenari i parë është
mësimi në bankat e shkollës, i dyti është
mësimi i përzier dhe
skenari i tretë është
mësimi online.
Kushi u shpreh se ka bërë vizita të befasishme në shkolla, për të inspektuar respektimin e masave, ndërsa tha se “nxënësit janë më të mbrojtur brenda shkollave, se sa kur dalin dhe kur luajnë poshtë pallatit”
“Kemi tre skenarë.
Skenari i pari është
mësimi në bankat e shkollës,
skenari i dytë është
mësimi i përzëre dhe
skenari i tretë është
mësimi online. Ne aktualisht jemi në skenarin e parë.
U hartua një udhëzues për të zbatuar të gjitha rregullat dhe masat. Protokolli i ministrisë zbatohet me përpikmëri në të gjitha shkollat tona. Në cdo ditë e dimë sa mësues apo nxënës janë të infektuar në çdo shkollë.
Që nga dita e parë kam qenë në terren duke parë vijueshmërinë e procesit mësimor, por edhe si zbatohen masat anti covid. Kam bërë erdhe vizita të pa lajmëruara, sepse kur vjen
ministrja për vizitë angazhimi i mësuesve dhe nxnënësve është më i madh.
Por kam bërë vizita të befasishme dhe rezulton që ndërgjegjësimi i nxënësve dhe mësuesve është maksimal. Shpesh herë e kam thënë që nxënësit janë më të mbrojtur brenda në shkollë, sesa kur dalin dhe kur luajnë poshtë pallatit. Ndërgjegjësimi është maksimal për të respektuar masat dhe për të raportuar cdo rast”, tha
ministrja.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 11:54