Kushi jep lajmin e mirë: 2021 fillon me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka dhënë sot lajmi e mirë për mësuesit, pasi njoftoi rritjen e rrogës së tyre me 15%.

Kushi e bën të ditur lajmin nëpërmjet një shënimi në facebook, ndërsa shpreh mirënjohjen e saj për mësuesit.

"Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin!", shkruan ajo.

Megjithatë nuk bëhen me dije detaje nga ky vendim, duke mos përcaktuar as edhe datën se kur pritet të nisë rritja e rrogave për mësuesit.
Shtuar më 04/01/2021, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori