Llava e vullkanit në La Palma arrin oqeanin, rritet frika nga gazi toksik

Llava nga shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma ka arritur Oqeanin Atlantik, duke ngritur frikën e lëshimit të gazrave toksikë dhe shpërthimeve.

Retë e avullit të bardhë janë shtuar, ndërsa një rrymë e nxehtë kontaktonte me ujin në zonën Playa Nueva.

Kjo mund të shkaktojë një reaksion kimik që përfshin klorin, i cili mund të irritojë lëkurën dhe sytë dhe të ndikojë në frymëmarrje.

Qindra shtëpi janë shkatërruar që kur vullkani Cumbre Vieja në Ishujt Kanarie shpërtheu më 19 shtator.

Rreth 6,000 njerëz janë evakuuar, pasi llava u përhap në zonat e banura, shkolla dhe disa plantacione me banane.

Ekziston gjithashtu frika se pjesë të bregut tani mund të shemben, duke shkaktuar shpërthime.

Tre fshatra bregdetarë u mbyllën më herët në pritje të kontaktit të lavës me ujin.

Autoritetet spanjolle kanë shpallur La Palma, ishulli më veriperëndimor i arkipelagut në brigjet e Afrikës veriore, zonë fatkeqësie, duke premtuar mbështetje financiare për të gjithë ata që preken nga aktiviteti vullkanik./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 08:26