Kushëriri i Ilia Karelit thirret nga ambasada greke: Kam frikë se më arrestojnë
Pëlqej
Ambasada greke në Tiranë i ka kërkuar ksuhëririt të Ilia Karelit të paraqitet pranë zyrave të saj.

I thirruri është Amarildo Arapi, nga fshati Zhupan i Fierit, i cili është dhe baba i një fëmije 3-vjeç.

"Në pamundësi për të komunikuar me ju nëpërmjet telefonit, ju lajmërojmë nëpërmjet kësaj shkrese, të paraqiteni pranë Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë, për t'ju informuar për një çështjen tuaj personale. Mund të paraqiteni nga e hëna në të premte, në orën 10:00", thuhet në njoftimin e ambasadës greke.

Arapi ka thënë për "Gazeta Shqiptare", se ndihet i frikësuar dhe sqaroi se ka qenë emigrant në Greqi, por se s'ka shkelur asnjë ligj në shtetin fqinj. /albeu.com/

Shtuar më 04/08/2014, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori