Kush tha që humbi Sazan Guri?! Ja akuzat që hedh për Donald Lu-në (VIDEO)
Shumë qytetarë janë bërë kureshtarë mbi faktin se përse nuk po ndihej Sazan Guri për ccështjen e plehrave ndërkohë që ai ka qenë mjaft luftarak për të njëjtën kauzë deri pak muaj më parë.

I ftuar në “Zjarr TV” përballë gazetarit Aulon Kalaja, Sazani nuk i ka kursyer aspak akuzat ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe shefës së Zyrës së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Sipas Gurit, janë pikërisht këta ambasadorë që nuk marrin pjesë të konferenca me temë mjedisin, por preferojnë të marrin pjesë në organizime të tjera. “Ambasadorët, si amerikani dhe si kjo europiania, më duket se janë pjesë e këtyre katër gjerave që sapo diskutuam. Të prostitucionit, kanabisit, të fasonerisë së mbetjeve, etj. Sepse lobimet janë të mëdha. E keni vënë re për shembull, nuk marrin pjesë tek ccështjet mjedisore që kemi ne për mjedisin”., - shprehet Sazan Guri. /Albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori