Fati i Ervis Martinajt ende mister, flet drejtori i Policisë: Ja në çfarë pike jemi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është gjatë një komunikimi me mediat për atë çka pritet të ndodhë më 6 dhjetor, është pyetur edhe për fatin e të shumëkërkuaeit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur preht muajit gusht.

Ai tha se policia është në rrugë të mbarë për të zgjidhur rastin, ndërsa foli edhe për ultimatumin e vendosur nga Rama.

“Policia është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit që ju i referoheni. Zoti kryeministër ka kërkuar zgjidhen për të cilën ne mendojmë e gjykojmë që jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur rastin”, deklaroi Rrumbullaku./albeu.com