"Kush t'a futi Rama apo Veliaj?", Tahiri i përgjigjet me kode Çanit
Pëlqej
"Edhe me këta do merrem një ditë. E kam jetën më komode duke
luftuar dhe jo duke ndenjur"

Kështu duklaroi Saimir Tahiri mbrëmë në "Zonë e Lirë" por pa caktuar me emra se më kë do të merret.

Ish-ministri Saimir Tahiri mbrëmë ishte i ftuar në "Zonë e Lirë" të Arian Çanit ku u disktua gjërë rikthimi i tij në politikë, akuzat, kërcënimet dhe marrëdhëniet e tij me miqtë e armiqtë.

Gjatë emisionit, Çani e ngacmoi Tahirin duke e pyetur se kush ia futi dhe duke cituar emrin e Ramës, Metës, Veliaj.

Tahiri preferoi të mos përmendi emra por shtoi se një ditë do të "merret më të gjithë..."

Debati

Çani: Kush ta futi?

Tahiri: Sali Berisha më ka sulmuar gjithmonë dhe thoshte edhe kur nuk isha ministër se merresha me drogë?

Çani: Ku e dinte?

Saimir Tahiri: Hë pra.

Çani: Politika do më shumë vazelonë.

Tahiri: S’ do thoja kështu. Por unë s’ bëj dot te gjithe miq për politikë. Unë kam bëre armiq dhe mund të mos kisha ruajtur të tilla marrëdhenia më njerëz të fuqishëm ne politikë, me oligarkë të medias, por s’e pashe të udhës t’a ndërtoja jetën time bazuar tek këta.

Çani: Kush mendon se t'a futi? Edi Rama? Kryetari i Bashkisë më të madhe në vend? Ilir Meta, armiku i tij i ditur?

Saimir Tahiri: Jam kurioz edhe unë, por mendoj që ka njerëz që kanë lubrikiar mekanzima të caktuar.

Çani: Po thua do merresh edhe me ata? /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2018, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori