Kush është prokurorja që ambasadori Lu i anuloi vizën amerikane? Po heton deputetët për..
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka anuluar vizën amerikane drejtueses së lartë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Mësohet se ajo është prokurorja Rovena Gashi, dhe ishte thirrur në takim nga vet ambasada amerikane një ditë përpara hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

Rovena Gashin është drejtuese e strukturës për dekriminalizimin pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

“Ju informojmë gjithashtu se përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme ishte kandidaturë dhe tashmë është zgjedhur si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Një ditë para hedhjes së shortit nga Kuvendi i Shqipërisë për përzgjedhjen e anëtarëve të KED, për shkak të mungesës së konkurencës, kandidati i vetëm për anëtarin nga Prokuroria e Përgjithshme në këtë strukturë, thirret me urgjencë nga konsulli në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prokurori gjendej në një takim të IPA 2014, Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit, i cili zhvillohej në Gjermani dhe u detyrua të rikthehej me urgjencë, duke vlerësuar se, për shkak të pozicionit të si Drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, mund të ishin temë diskutimi çështje me rëndësi ndërkombëtare, përfshirë edhe terrorizmin.

Në takimin në Ambasadën Amerikane, Prokurori çuditërisht, nuk u prit nga konsulli, por nga një tjetër punonjës, i cili, pa dhënë asnjë shpjegim, i komunikoi asaj vendimin për revokimin e vizës amerikane.

Fakti që Prokuroi u kërkua me urgjencë në Ambasadën Amerikane, vetëm një ditë para hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vlerësohet si një manovër aspak diplomatike, për të ushtruar shantazh ndaj përfaqësuesit të Prokurorisë, por edhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, për interesa të segmenteve të caktuara politike që synojnë kapjen e institucioneve të drejtësisë’, thuhet në letrën që Llalla iu dërgoi dy krerëve më të lartë të insitucioneve shqiptare./albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori