Kush "shpetoi" Agim Cekun?
Albeu.com
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka arritur të shmanget nga arrestimi prej Interpolit falë ndihmës që i ka ofruar ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner, shkruan gazeta Danas, duke u thirrur në burime të larta serbe."Vendimi i Kolumbisë për ta depërtuar Çekun në Francë, ishte vendim politik, ndërsa rolin kryesor në bisedimet me përfaqësuesit e qeverisë kolumbiane e kishte Kouchner”, shkruan kjo gazetë.

Në përfundim të qëndrimit të tij në Kartahena të Kolumbisë, autoritetet e Beogradit kanë kërkuar nga ato kolumbiane që ta arrestojnë Çekun, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga ta në vitin 2002.

Çeku ka marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për armatimin, duke folur i pari në të. Gjatë vizitës së tij në Kolumbi, Çeku, ndër të tjera, ka folur edhe për shtypin kolumbian. /Telegrafi/
Shtuar më 08/05/2009, ora 19:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori