Cila këngë u shkrua e para? Elgit Doda futet mes dramës së Dafinës dhe Ledrit dhe jep përgjigjen

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë nisur një dramë në rrjet për një rresht kënge. E gjitha nisi prej vargjeve “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm”, të cilat janë në njëjta në këngën e Dafinës “Si Mua” dhe Ledrit “E keni dit”.

E pas thumbave dhe deklaratave të shumta në rrjet, së fundmi ka ardhur dhe reagimi i Elgit Dodës i cili është bashkëpuntor në këngën e Dafinës dhe prodhues i këngës së Ledrit.

Elgiti shprehet se ndjen përgjegjësi për të sqaruar të gjithë zhurmën e shkaktuar dhe kërkon falje publike që ka përdorur të njëjtin varg në të dyja këngët.

Deklarata e plotë: “Kam mbi 10 vite në këtë tregun tonë të muzikës. Kam bërë shumë këngë dhe shumë tekste. Sot dua të flas për një rast që ka ndodhur këtë verë; bëhet fjalë për 2 këngë të prodhuara nga unë. “E keni dit”, Romeo, Ledri dhe Klementi dhe “Si mua”, kënga e Dafinës dhe e imja. Pikë së pari, dua të them që kënga ime me Dafinën ka mbi 1 vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë, ndërsa kënga tjetër, “E keni dit”, është finalizuar këtë verë dhe shumica e vijave melodike dhe disa pjesë e tekstete janë bërë nga unë dhe pa dashur, mund ta kem përsëritur atë pjesë të tekstit që sot po bën një zhurmë mediatike që unë e shikoj më shumë si marketing për të shfrytëzuar momentin, asgjë më shumë. Mbaj përgjegjësi të plotë sepse jam unë ai që i kam shkruar ato 2 pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit”.


Shtuar 26.08.2023 19:32