Kush janë super drejtorët, arkat me para të PD dhe LSI që u arrestuan mbrëmë
Me urdhër të prokurorisë së Elbasanit janë arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve gjatë qeverisjes së demokratëve Andi Toma si edhe pasardhësi i tij në këtë institucion, Dashamir Xhika.

Prokuroria ka lëshuar edhe 8 urdhër arreste të të tjera, për të cilat gjykata e Elbasanit ka marrë vendime të ndryshme.

Të dy ata, Toma dhe Xhika janë arrestuar për abuzime me rrugën Elbasan-Gjinar, ku vetëm vlera e dyshuar se është vjedhur shkon në 5 miliardë lekë, shkruan Albeu.com.

Drejtoria e Rrugëve është cilësuar vazhdimisht si thesari i partisë që ka patur pushtetin për shkak të buxhetit të pakufizuar që ajo kishte në përdorim gjatë qeverisjes së demokratëve, por edhe pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, kur iu dha LSI-së nga marrëveshja Rama-Meta.

Andi Toma nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi në mënyrë të vazhdueshme në drejtim të tij ka patur akuza për abuzime me rrugët duke filluar nga e famshma Rrëshën-Kalimash, ku ai ishte me detyrë në Ministrinë e Transporteve, atëhere kur ministër ishte Lulzim Basha, shkruan Albeu.com.

Toma u akuzua me Bashën asokohe për abuzime me vlerë dhjetra milionë euro, por çdo gjë u mbyll me ndikimin e familjes Berisha në sistemin e drejtësisë.

Disa vite më vonë, Toma u akuzua nga KLSH për abuzime në vlerën 13.7 milion euro sërish tek rrugët kur ai ishte në krye të Autoritetit Shqiptar të Rrugëve, por sërish çështja u mbyll.

Sa i përket Xhikës, ai ishte super drejtori i LSI, i cili bëri investime të mëdha në zonën ku pritej të kandidonte për deputet në Cerrik, por gjërat u kthyen mbrapsht pasi vetë Kryemadhi vendosi të ishte vetë në krye të listës në qarkun e Elbasanit. LSI mori dy deputetë në këtë qark, Kryemadhin dhe Haxhinaston, Xhika ishte i treti.

Xhika ka qenë kasa e LSI në qarkun e Elbasanit, gjë e cila konfirmohet edhe nga vetë prokuroria e këtij qyteti.

Në lidhje me të në prokurori është edhe një kallëzim nga ministri i Damian Gjiknuri me dyshimin për abuzime edhe me rrugën Tiranë-Elbasan. /albeu.com/


Shtuar më 02/02/2018, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori