Iu pre oreksi nga imitimi në “Portokalli”, Luizi kujdeset që Kiara të mbarojë ushqimin

Vëllai i Madh u dha dje mundësinë banorëve që të shohin Big Brother Portokalli.

Banorët kanë qeshur dhe i kanë marrë me sportivitet imitimet kur kanë parë veten e tyre të imituar në Portokalli, përveç Kiarës, e cila Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë Big Brother Portokalli.

Pasi pa imitimin e saj në Portokalli, Kiara shpërtheu në lot. Pas kësaj Kiara i bëri naze” ushqimit” , pasi nuk ndihej mirë dhe tha se nuk i hahet më. Luizi i tha asaj se do e mbarojë ushqimin deri në fund sepse është dobësuar dhe duhet të shtojë peshë.

Ai u shpreh se nuk do ngrihet nga tavolina derisa Kiara ta mbarojë të gjithë gjellën.

Kiara e hëngri të gjithën, ndërkohë që qeshte me Luizin për mënyrën se si ai e shtynte që të hante shumë.

Ata folën edhe për lojën, teksa darkonin. Luizi kishte menduar një rreng për Bledin. Ai tha se do hedhë salcë domatesh te kapelja e Bledit, në mënyrë që kur ta vendosi të bëhet me salcë./albeu.com/