Identifikohen dy nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit
Kush janë prokurorët që po hetohen për ekstradimin e Seitajt në Itali
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për prokurorët e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët kanë përfaqësuar akuzën në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër të arrestuarit Nezar Seitaj, i cilësuar nga prokuroria e Katanias, si financieri i grupit kriminal që drejtohej nga Moisi Habilaj.

Bëhet fjalë për dy prokurorët e Krimeve të Rënda: Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët sipas verifikimeve që kreu Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se nuk kanë njoftuar Prokurorinë e Pergjithshme por edhe nuk kanë pasur një komunikim me prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në shqyrtim çështjen për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, shkruan Panorama.

Ndërkohë, veç dy prokurorëve të tjerë Kryeprekurorja e Përgjithëshme e Përkohshme Arta Marku, ka urdhëruar ndjekje disiplinore edhe për prokuroren Armida Hamiti (Moçka), e cila ka përfaqësuar akuzën në gjykatë, në dosjen e ekstradimit të Nezar Seitit, i njohur ndryshe si financieri i grupit “Habilaj” për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Po kështu është kërkuar ndjekje disiplinore edhe për një tjetër prokuror të Tiranës, Shahin Pashën.

Tashmë hetimi ka nisur dhe në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur baza materiale (dosja) e cila po shqyrtohet për të verifikuar “pasaktësitë” apo “shkeljet” e personave të sipërpërmëndur që i dhanë mundësinë e ekstradimit të Seitaj.

Hetimi i kësaj cështje i është deleguar njësisë Task Forcë në Prokurorine e

Rrethit Durrës, e cila drejtohet nga Edmond Kaloshi dhe ka në përbërje pesë prokurorë. Burime nga organi i akuzës thanë për gazetën se po hetohet me intensitet për “objektivitetin” e trajtimit të kësaj dosje e përpunuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

“Po është e vërtetë që ka nisur hetimi në lidhje me objektivitetin e prokurorëve që trajtuan dosjen e shtetasit Nezar Seitaj, i cili u ekstradua në Itali në mënyrë të cuditëshme. Ka mbërritur dosja në duart tona (Njësinë Task Forcë) dhe po shqyrtomë me kujdes objektivitetin e kolegëve, për të cilët jamë në ndjekje disiplinore.

Pra, që të jemi të qartë kolegu nuk heton kolegun, por po hetohet ose shikohet objektiviteti i trajtimit të dosjes nga ana e tyre, nëse kanë vepruar drejt apo ka pasur shkelje.

Kjo do kohën e vet, pasi dosja është voluminoze. Në këto kushte, por edhe për delikatesën që ka si cështje kërkohet koha e mjaftueshme për të dalë në përfundime nëse kemi të bëjmë ose jo me shkelje të prokurorëve”,- sqaruan burime nga Prokuroria e Durrësit.

Sakaq, mësohet se pasi prokurorët e Njësisë Task Force, të ngarkuar me hetimin dhe verifikimin e dosjes, të njihen me përmbajtjen e materialit do të marin në pyetje edhe prokurorët e vënë në ndjekje disiplinore.

Nezar Seiti, i njohur ndryshe si financieri i grupit “Habilaj” për trafikun e drogës Shqipëri-Itali u ekstradua para shtatë ditësh në Itali.

Nga hetimet, Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit. Drejtësia italiane shpalli në kërkim Seitin, pas hetimeve nga prokuroria e Cattanias për grupin Habilaj, ku në tetor 2017 u shkatërrua grupi kriminal me në krye Moisi Habilajn. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2018, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori