Kush janë kryebashkiakët që rrezikojnë nga dekriminalizimi
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi dhe kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu janë emrat më të lakuar se mund të largohen nga politike për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Në emër të dekriminalizimit të politikës dhe institucioneve, opozita kërkoi që në fillim të këtij viti që ai të mos rikandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Roshi është dënuar në Itali si emigrant i paligjshëm, dënim ky i marrë me gjobë.

Gjykata e Kavajës e ka dënuar në mungesë për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Dënimi ka qenë me gjobë, ndonëse prokurori i çështjes, Musa Mulkurti kishte kërkuar dënimin me 2 muaj burg.

Me miratimin e ligjit për dekriminalizimin, me konsensusin e të gjitha palëve, “çështja Roshi” duket se do të jetë e para me të cilën do të përballet politika.

Nuk dihet nëse Roshi do të hiqet apo jo, edhe sepse Rama e ka mbrojtur, por edhe sepse nuk nuk dihet nëse veprat penale të shkelura nga Roshi janë apo jo të parashikuara në ligjin për dekriminalizimin.

Njëjtë edhe për Xhelal Mziun, i cili është dënuar me dy muaj burh për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të shohim sesa do të funksionojë ligji i dekriminalizimit. /Albeu.com/
Shtuar më 18/12/2015, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori