Kush janë dy të rinjtë e arrestuar në Durrës për vjedhjen e 14 bizneseve (VIDEO)
Pëlqej
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë kryer një sërë vjedhjesh lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit.

Në pranga kanë rënë Geri Metaj 19 jeç, dhe M.P. 15 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe janë shpallur në kërkim F.M. dhe F.Rr.

Të rinjtë në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto të dokumentuara me prova shkencore:

Më datë 15.11.2018">2018, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetases Sh.Xh.

Më datë 15.11.2018">2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetases F.Z.

Më datë 15.11.2018">2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur biznesin (parukieri) në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 15.11.2018">2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dysohet se kane tentuar të vjedhin Fast -Food në pronësi të shtetases A.L.

Më datë 06.10.2018">2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit T. K.

Më datë 25.10.2018">2018, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.J.

Më datë 28.10.2018">2018, në lagjen Nr. 14 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.K.

Më datë 31.10.2018">2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave të shtetasit I.Gj.

Më datë 04.11.2018">2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit S.Gj. ku kanë marrë sende të ndryshme.

Më datë 05.11.2018">2018, në lagjen Nr. 11 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. M.

Më datë 13.11.2018">2018, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje parukierinë në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 04.11.2018">2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.E.

Më datë 08.11.2018">2018, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit K.P.

Më datë 07.11.2018">2018, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit I. Gj.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara janë arrestuar edhe Leonard Tusha 32 vjeç, Darison Llukaj 19 vjeç, banues në Durrës. Policia gjatë kontrollit në mjetin e Leonard Tusha gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik, të shtetasit Darison Llukaj Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.
Shtuar më 16/11/2018, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori