Kush janë dy të arrestuarit për vrasjen mafioze të Bilalëve (FOTO LAJM)

Policia arrestoi gjatë mëngjesit të sotëm sy persona të akuzuar për ekzekutimin e vëllezërve Bilali më datë 30 mars.

Arsen Stojku, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë dhe Myslym Rama, 23 vjeç, po nga fshati Mjedë, akuzohen për të njëjtat vepra penale: “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ndonëse nuk është i përcaktuar qartë roli i tyre në krimin e rëndë të 30 marsit në Shkodër, policia tha se vrasësi i dy vëllezërve është Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim bashkë me një tjetër person me incialet D.B. që dyshohet se e ka ndihmuar.

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan në pragun e portës së tyre mëngjesin e datës 30 mars duke shënuar kështu të vdekurit e radhës nga lufta e bandave në Shkodër.
Shtuar më 26/04/2019, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori