Kush janë dy deputetët problematikë në Kuvendin e Shqipërisë, Ruçi u mban pagat
Më shumë se pjesëmarrja në komisionet parlamentare dhe në seanca plenare, për një pjesë të të zgjedhurve aktualë në Kuvend duket se rëndësi ka vetëm statusi i “deputetit”.

Janë mjaft deputetë të cilët nuk marrin pjesë as në punimet e komisioneve parlamentare ku diskutohen projektligjet, dhe as në seanca plenare ku merret vendimmarrja për nismat që do të ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët e tyre.

Lefter Koka dhe Tom Doshi janë dy prej deputetëve më “problematikë” në Kuvend, duke detyruar kryeparlamentarin Ruçi që t’ju mbajë një pjesë të konsiderueshme nga paga “modeste” e deputetit për ta, shkruan tirananews.al.

Rezulton se Lefter Koka në shtator ka bërë 7 mungesa duke u penalizuar me 37.6 mijë lekë, ndërsa Tom Doshi me 4 mungesa duke iu hequr 21.5492 lekë. Në shtator kanë bërë mungesa të shumta edhe Damian Gjiknuri, Fatmir Velaj, Gjetan Gjetani, Amra Barova dhe Alban Zeneli.

Ndërsa në gusht nuk ka pasur asnjë penalizim, pasi si muaj i plotë pushimesh, paga u është llogaritur e plotë. Edhe në korrik ka pasur mungesa si Tom Doshi ashtu edhe Lefter Koka.

Doshi ka bërë 10 mungesa duke iu zbritur paga me 53 730 lekë të rinj, ndërsa Koka ka bërë vetëm 4 mungesa. Këtë muaj kanë bërë mungesa të shumta edhe Andi Përmeti 9, dhe Elda Hoti që u janë mbajtur nga 48 357 lekë.
Shtuar më 23/10/2019, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori