Kush janë deputetët që votuan kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor
Kodi i ri Zgjedhor u miratua në seancën e sotme plenare me 94 vota, nga 84 që nevojiteshin.

Ndërkohë deputetët që kanë votuar kundër ndryshimeveKodin Zgjedhor në Kuvend ishin Adriatik Alimadhi, Myslim Murrizi, Ralf Gjoni, Kujtim Gjuzi, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Ambra Borova, Gjetan Gjetani, Fatjona Dhimitri, Halit Valteri, Erion Piciri, Elda Hoti.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku përfshihet heqja e koalicioneve, ulja e pragut në 1 për qind, e drejta e kryetarit të partisë të garojë deri në 4 zona zgjedhore, por dhe renditja e kandidatëve nga kryetari i partisë, por me rirenditje pas numërimit, ka marrë miratimin nga deputetët në Parlamentin e Shqipërisë.

Shtuar më 05/10/2020, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori