Kush janë 6 kompanitë që kanë marrë pjesë në garë për "Unazën e Madhe"
Pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe, së fundmi raportohet se ARRSH ka mbyllur procesin e ofertave për kompanitë e interesuara për lotin e parë të Unazës.

Sipas ARRSH-së janë 6 kompani që kanë marr pjesë në garë.

1) Curri SHPK & Vellezrit Hysa SHPK & Agri Konstruksion
2) GD Granit AD Skopje
3) Gjoka Konstruksion SHA & Shansi Insvest SHPK
4) Geci SHPK
5) ANK SHPK
6) Baftjar Murati

Kjo është pika e parë pasi ka dhe procedura të tjera do të pritet nëse nga këto kompani do të ketë ankimime dhe më pas do të bëhet vlerësimi i ofertave për të dal me pas në fund të Janarit tek fituesi.

Operatorët të cilët kanë marr pjesë në tender nuk u lejuan të futeshin sot brenda në institucionin e ARRSH-së ndonëse hapja e ofertave duhet të ishte transparente.

Ndërkohë nga ana e PD-së thuhet se fituesi i këtij tenderi është i paracaktuar. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori