Kush janë 3 familjet e mëdha që kontrollojnë median në Shqipëri?
Pëlqej
Tre familje dhe interesat përreth tyre kontrollojnë pothuajse krejtësisht tregun televiziv të vendit.

Frangaj, Hoxha dhe Dulaku kanë pesë licencat për transmetime dixhitale duke pasur njëkohësisht edhe tre televizionet më të mëdhenj në vend.

Shumica prej këtyre medieve në fakt është nën kontrollin e Edi Ramës, i cili i furnizon pronarët e tyre me leje ndërtimesh, tendera etj.

Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar.

Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%.

Kjo është tabloja e zymtë e tregut mediatikShqipëri, mbi të cilën hedh dritë studimi investigativ, "Monitorim i Pronësisë së Medias-Shqipëri" i kryer brenda 3 muajve të fundit nga Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN Shqipëri) dhe Reporterët pa Kufij. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori