Kush janë 17 gjyqtarët kandidatë për Gjykatën e Strasburgut
Pëlqej
Në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Më poshtë paraqitet lista e aplikantëve për kandidat për pozicionin e mësipërm, sipas renditjes alfabetike:

Altina Xhoxhaj

Arben Braçe

Asllan Karaj

Darian Pavli

Darjel Sina

Elira Kokona

Genci Bilali

Jonela Kita

Marjana Semini

Oriona Muçollari

Përparim Kalo

Rezarta Tahiraj

Sinan Tafaj

Sokol Berberi

Sokol Hasani

Sonila Bejtja

Suzana Frashëri

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;

Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori