Kush i "tradhtoi"? Policia identifikon vrasësit e efektivit Xhuljo Prela
Policia e Lezhës thuhet se ka zbardhur vrásjen e efektivit të policisë Xhuljano Prela. Nga kontrolli i kamerave të sigurisë polica ka mundur të identifikoje automjetin dhe autorët e kësaj ngjarjes, që ndodhi në 5 Dhjetor të këtij viti.

Mësohet se dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush.

Bëhet me dije se grupi hetimor ka arritur të zbardh detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave. Për shkák të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, deri tani dyshimet janë se ka patur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes, shkruan faxweb.

26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një të afërm të tij, kur u qëllua disa herë me ármë, ndërsa makina e tij përfundoi në një arë që ishte në anë të rrugës.
Shtuar më 19/12/2020, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori