Kush është spiuni? Nisin hetimet pas dështimit të arrestimit të 4 policëve
Pas urdhër-arrestëve të dështuar për drejtorët e policisë në Vlorë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimin për të gjetur “spiunin”.

Mbrëmjen e kaluar Policia e Shtetit ndërhyri në banesat e 4 drejtuesve të policisë por asnjëri prej tyre nuk u gjet në banësë.

3 ish-drejtorët e Policisë që priten të arrestohen pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë: Sokol Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi; i dyti, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe i treti, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës gjatë viteve 2015-2016 dyshohen si të përfshirë në dosjen “Habilaj” për trafikun e kanabisit. /albeu.com/

Shtuar më 23/11/2017, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori