Kush është Sokol Mujaj? Pronari i makinës që shkaktoi aksidentin në Shkodër
Pëlqej
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë mbrëmë në Shkodër, ku tre anëtarë të familjes Preka kanë humbur jetën, ndërsa nëna e fëmijëve dhe vajza 10-vjece janë në gjendje të rëndë.

Familja Preka udhëtonte me një automjet të tipit "Alfa Romeo" është përplasur me një fuoristradë dhe sipas të gjitha shenjave paraprake, ka qenë parakalimi i gabuar i kësaj të fundit që ka shkaktuar aksidentin.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se makina ishte në pronësi të Sokol Mujajt, i cili ishte në vendin e pasagjerit gjatë aksidentit.

Mësohet se Sokol Mujaj ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai është arrestuar në vitin 2014 për trafik raketash nga Mali i Zi drejt Shqipërisë dhe u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 8 vite burg.

Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai përfitoi nga amnistia e Presidentit Topi që i fali atij vitet e mbetura në burg.

Sokol Mujaj është në spital ku po mer kujdesin intensiv të mjekëve pas aksidentit të rëndë. /albeu.com/





















Shtuar më 19/02/2018, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori