Kush është Shullazi dhe 4 ushtarët e tij që shembën shqiptarët me gjoba
Pëlqej
Gjykata e Krimeve të Rënda ditën e sotme pritej të mbahej pretenca për Shullazin dhe 4 ushtarët e tij.

Por pavarësisht masave të rrepta të marra në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pretenca u shtye sërish me 2 tetor për shkak të mungesës së akuzuarëve dhe një avokati.

Por kush është Emiljano Shullazi dhe ushtarët e tij?

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë dhe policinë. Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa në nëntor të vitit 2011 ai u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge. Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepron në rrugën e Kavajës.

Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.

Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Arrestimi i fundit i Shullazit ka qenë me datën 9 nëntor 2011 kur ai së bashku me një shokun e tij u ndaluan për veprën penale të armbajtjes pa leje.

Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2. Po ashtu edhe gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011, Shullazi është kapur me armë, por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhuratë, duke hedhur poshtë dyshimet se po planifikonte ndonjë ngjarje kriminale.


Grupi kriminal i drejtuar nga Shullazi dhe rolet e “ushtarëve” të tij:

Me dërgimin e dosjes së Emiljano Shullazit dhe 4 ushtarëve të tij në gjyq, Prokuroria zbardhi mënyrën e krijimit dhe funksionimit të kësaj organizate kriminale, me qëllimin e vetëm përfitimin material e jo material me veprime të kundraligjshme.

Në kërkesën për gjykim të firmosur nga prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, është renditur mënyra e funksionimit të kësaj organizate kriminale.

Prokurorët, një pjesë të mirë të dosjes së dërguar në gjyq, përshkruajnë mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të bandës kriminale të drejtuar nga Emiljano Shullazi. Ky i fundit, thuhet në dosje, ka arritur të formojë një grup të strukturuar kriminal, duke siguruar anëtarësinë e grupit, vijimësinë e tij, pasjen e një hierarkie në grup dhe kryerjen e krimeve të ndryshmë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas akuzës, i pandehuri Emiljano Shullazi është personi që ka rolin organizativ dhe personi, i cili me veprime aktive ka krijuar grupin e strukturuar, duke kryer njëherazi edhe vepra të ndryshme në emër të “bandës” që drejton.

Si anëtarët të kësaj bande, thuhet në dosjen e Prokurorisë, janë të pandehurit Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi dhe rreth 15 persona të tjerë, për të cilët hetimet po vazhdojnë. Në mesin e personave që po hetohen, thuhet nga Prokuroria, janë persona me precedent të theksuar kriminal në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Krujës, si pjesë e kësaj bande kriminale.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit dhe personat në hetim, që ende nuk janë arrestuar, kanë marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin, dhe veprojnë në bazë të një plani të paramenduar. Veç aspektit shoqëror, prokurorët kanë konstatuar se mes të pandehurve ka edhe marrëdhënie farefisnore mes tyre.

Ky grup, thuhet në materialet e Prokurorisë, funksiononte prej vitesh, duke kryer vepra penale me qëllimin e vetëm, përfitimin material dhe jo material nga individë të ndryshëm.


1. Emiljano Shullazi

i biri i Hajdar dhe i Haxhire, i datëlindjes 24.04.1978 lindur në Tiranë, me shtetësi shqiptare, gjinia mashkull, banues në Tiranë, Rruga “Ylbere Bylykbashi” i dënuar më parë,

(i hetuar me masë sigurimi “Arrest ne Burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Pocedurës Penale,

– Akuzuar per kryerjen e veprave penale të:

– ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Ylvi Beqja, kryer në bashkëpunim në formë të posacme, sipas parashikimeve të nenit 109/b/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

– ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim në formë të posacme, sipas parashikimeve të nenit 109/b/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

– ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Adriatik Kërcuku, kryer në bashkëpunim në formë të posacme, sipas parashikimeve të nenit 109/b/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

– ‘Kanosje per shkak te detyres’’, kryer ne bashkepunim ne forme grupi, kryer ne dem te shtetasit Mynyr Kone, parashikuar nga neni 238 dhe 28/4 te Kodit Penal.

– ‘Kanosje per shkak te detyres’’, kryer ne bashkepunim ne forme grupi, kryer ne dem te shtetasit Dhori Kule, parashikuar nga neni 238 dhe 28/4 te Kodit Penal.

– ‘Shkaterrim prone me eksploziv’’, kryer ne bashkepunim ne forme grupi te strukturuar, sipas nenit 152/1 te Kodit Penal.

– ‘Shkaterrim prone me eksploziv’’, kryer ne bashkepunim ne forme grupi te strukturuar, sipas nenit 152/1 te Kodit Penal.

I pandehuri Emiljano Shullazi ka kryer veprën penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke qënë pjesmarrës në grup, duke konsumuar elementët e veprës së

– ‘Grup i strukturuar kriminal’, sipas parashikimeve të nenit 333/a/1 të Kodit Penal.

Në funksion të evidentimit të veprave penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për të hetuarin duhet vendosur dhe akuza sipas nenit

– ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal’’, sipas parashikimeve të nenit 334/1 të Kodit Penal.



2. Gilmando Dani,

i biri i Nezmi dhe i Salushe, i datëlindjes 21.04.1978, lindur në Tiranë, me shtetësi shqiptare, gjinia mashkull, arsimi i mesëm, gjendja familjare beqar, banues në Tiranë, Rruga “Kongresi i Lushnjes” pallati nr.33, 7, 61, i dënuar më parë,

(i hetuar me masë sigurimi “Arrest ne Burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Pocedurës Penale,

– Akuzuar per kryerjen e veprave penale të:

– ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Ylvi Beqja, kryer në bashkëpunim në formë të posacme, sipas parashikimeve të nenit 109/b/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

– ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim në formë të posacme, sipas parashikimeve të nenit 109/b/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

– ‘Shkaterrim prone me eksploziv’, kryer ne dem te Jani Zaka, sipas parashikimeve te nenit 152/1 dhe 28/4 te Kodit Penal.

I pandehuri Gilmando Dani ka kryer veprën penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke qënë pjesmarrës në grup, duke konsumuar elementët e veprës së

– ‘Grup i strukturuar kriminal’, sipas parashikimeve të nenit 333/a/2 të Kodit Penal.

Në funksion të evidentimit të veprave penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për të hetuarin duhet vendosur dhe akuza sipas nenit

– ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal’’, sipas parashikimeve të nenit 334/1 të Kodit Penal.



3. Endrit Qyqja,

i biri i Muharremit dhe i Liljanës, i datëlindjes 12.12.1983, me shtetësi shqiptare, i dënuar më parë banues në Tiranë,

(i hetuar me masë sigurimi “Arrest ne Burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Pocedurës Penale

Akuzuar per kryerjen e veprave penale të:

– ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Ylvi Beqja, kryer në bashkëpunim në formë të posacme, sipas parashikimeve të nenit 109/b/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

I pandehuri Endrit Qyqja ka kryer veprën penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke qënë pjesmarrës në grup, duke konsumuar elementët e veprës së

– ‘Grup i strukturuar kriminal’, sipas parashikimeve të nenit 333/a/2 të Kodit Penal.

Në funksion të evidentimit të veprave penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për të pandehurin duhet vendosur dhe akuza sipas nenit

– ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal’’, sipas parashikimeve të nenit 334/1 të Kodit Penal.



4. Endrit Zela,

i biri i Bujarit dhe i Valbonës, i datëlindjes 11.12.1993, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë,

(i hetuar me masë sigurimi “Arrest ne Burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Pocedurës Penale,



– Akuzuar per kryerjen e veprave penale të:

– ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Ylvi Beqja, kryer në bashkëpunim në formë të posacme, sipas parashikimeve të nenit 109/b/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

I pandehuri ka kryer veprën penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke qënë pjesmarrës në grup, duke konsumuar elementët e veprës së

– ‘Grup i strukturuar kriminal’, sipas parashikimeve të nenit 333/a/2 të Kodit Penal.

Në funksion të evidentimit të veprave penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për të pandehurin duhet vendosur dhe akuza sipas nenit

– ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal’’, sipas parashikimeve të nenit 334/1 të Kodit Penal.



5. Blerim Shullazi,

i biri i Nexhipit dhe i Xhuma, i datelindjes 30.05.1984, lindur ne Kruje dhe banues ne Kruje, me shtetesi shqiptare, i dënuar më parë,

– ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në bashkëpunim në formë të posacme, sipas parashikimeve të nenit 109/b/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.

– ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’, sipas parashikimeve të nenit 278/2 të Kodit Penal.

– ‘Shkatërrim prone me eksploziv’, ne dem te prones se shtetasit Jani Zaka, sipas nenit 152/1 te Kodit Penal.

I pandehuri Blerim Shullazi ka kryer veprën penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke qënë pjesmarrës në grup, duke konsumuar elementët e veprës së

– ‘Grup i strukturuar kriminal’, sipas parashikimeve të nenit 333/a/2 të Kodit Penal.

Në funksion të evidentimit të veprave penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për të pandehruin duhet vendosur dhe akuza sipas nenit

– ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal’’, sipas parashikimeve të nenit 334/1 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2018, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori