Kush është shqiptari që merr pjesë në programin e amerikanëve për gazetarët nga e gjithë bota

Instituti për Studime Amerikane zhvillon në mënyrë të vazhdueshme programe për lektorët e komunikimit nga e gjithë bota me qëllim rritjen e tyre profesionale dhe ...

Në programin e këtij viti po merr pjesë shefi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Beder", Dr. Erlis Çela.

Njoftimi është dhënë nga ambasada amerikane në Tiranë.

"Ndërkohë që vazhdon programi në Institutin për Studime Amerikane në fushën e Gazetarisë në Universitetin e Ohio-s, pjesëmarrësi nga Shqipëria Erlis Çela ka bërë shumë miq dhe ka përfituar shumë nga sesionet kerkimore dhe vizitat në media të ndryshme. Leksioni i tij “Sistemi i Medias në Shqipëri” nxiti interesin e kolegëve pjesëmarrës dhe u vlerësua shumë nga pedagogët e Kolegjit të Komunikimit Scrips", shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Në një postim të mëparshëm, ambasada ka prezantuar edhe aktivitetet dhe vizitat e zhvilluara këtë vit nga instituti në fjalë, pjesë e të cilit ishte edhe Dr.Çela.

"Çfarë mund të dojë më shumë një profesor i gazetarisë? Diskutimi me Zëvendës Presidentin Ekzekutiv Rick Davis, Drejtorin e Lajmeve Dixhitale të CNN, gazetarë dhe prezantues, ishte theksi i kërkimit të pjesëmarrësit në Institutin për studime Amerikane, Erlis Çela", shkruan ambasada.
Shtuar më 04/08/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori