Kush është shqiptari i arrestuar në operacionin ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Një 29-vjeçar shqiptar banues në Molfetta, i arrestuar më 30 qershor të këtij viti gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë, është vendosur nën arrest shtëpia.

Erind Garubi u arrestua së bashku me 36 persona të tjerë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.

Gjyqtari për hetimet paraprake të Gjykatës së Barit, Marco Galesi, vendosi të pranojë kërkesën e avokatit mbrojtës, Michele Salvemini, duke urdhëruar zëvendësimin e masës në burg me atë të arrestit në shtëpi.

Shqiptari u prangos në kuadër të operacionit “Kulmi”, i kryer nga Departamenti i Hetimit Anti-Mafia i Barit që çoi në arrestimin e 37 personave, 27 në Itali dhe 10 në Shqipëri.

Sipas hetimeve, të arrestuarit besohet të jenë organizatorët e trafikut ndërkombëtar të kokainës, marijuanës dhe hashashit midis dy brigjeve të detit Adriatik, një rrugë historike për depërtimin e drogës në Evropë. Gjatë hetimit u sekuestruan rreth 3.5 tonë drogë përfshirë marijuanë, kokainë dhe hashash, për një vlerë prej mbi 40 milion euro.

Dekrete të ndryshme të konfiskimit u kryen gjithashtu për një total prej 4 milion €.

Në regjistrat e hetimit ka përgjime dhe deklarata të ndryshme nga dy bashkëpunëtorë të drejtësisë. Në Itali u arrestuan 27 persona, nga të cilët 15 në burg, përfshirë Erind Garubin, i cili ishte pas hekurave, në Trani, dhe për të cilin, pas gati 6 muaj burgim, u dha arrest shtëpiak.

Shtuar më 29/12/2020, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori