Ka mbaruar studimet në degën Kimi Industriale, në 1986 dhe fitoi titullin ”Doktor i
shkencave” në Fakultetin e
Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës.
Më pas, kreu studime postdoktorate në Hungari, Greqi, Itali, Spanjë dhe SHBA, duke kryer kërkime
shkencore në fushën e biosensorëve dhe nanoteknologjisë .
Në vitin 2008 Arben
Merkoçi mori titullin “Profesor” ICREA në Spanjë dhe u zgjodh Anëtar i Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë. Aktualisht, prof.
Merkoçi është drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve. Prof.
Merkoçi ka botuar mbi 200 artikuj në revista
shkencore ndërkombëtare dhe ka udhëhequr (ose në proces) mbi 30 teza doktorature.
Ka drejtuar e koordinuar dhjetëra projekte kombëtare dhe
ndërkombëtare dhe ka shërbyer si anëtar i bordeve të vlerësimit të projekteve të Komunitetit Europian dhe agjencive të tjera
ndërkombëtare. /tch
Shtuar më 19/10/2019,
ora 23:53