Kush është prokurorja që shkaktoi "tërmet" në këshillin kundër Saimir Tahirit

Pëlqej
Vazhdon me tone të nxehta debati në lidhje me përfshirjen e ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me grupin kriminal Habilaj.

Gjatë mbajtjes së Këshillit të Mandatëve, Prokurorja Elisabeta Ymeraj citoi me shpejtësi dhe shkathtësi të gjitha akuzat e rënda që rëndojnë mbi ish-ministrin duke rënë në sy për aftësinë e saj, gjë e cila ra edhe në sy të deputetit Saimir Tahiri.

Ashtu siç mund ta shikoni edhe në galerinë më sipër, Tahiri nga aspak i interesuar, në momentin që Prokurorja merr fjalën, i merr totalisht vëmëndjen edhe atij, pavarësisht se nuk mund të hamendësojmë se çfarë po mendon në ato momente.

Elizabeta Imeraj është një ndër të pakta prokurore femra, tek “Prokuroria e Krimeve të Rënda”, ku ushtron prej disa vitesh detyrën e prokurores.

Ymeraj është doktore e shkencave, prof. e asociuar, anglofone dhe e specializuar disa herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Në përfundim të këtij këshilli, pritet që ish-ministrit Saimir Tahiri t’i hiqet imuniteti dhe t’i dorëzohet drejtësisë pasi Prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij. /albeu.com/



Shtuar më 20/10/2017, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori