Kush është prokurorja "mitroloz" që debatoi edhe me pedagogen e saj në "gjyqin" ndaj Tahirit
Pëlqej
Elisabeta Imeraj ishte në treshën e prokurorëve të Prokurorisë së Krimevë të Rënda që po mbrojnë sot akuzën në Këshillin për Mandatet në lidhje me çështjen e Saimir Tahirit.

Ndryshe nga Kryeprokurori Hajdarmataj, Imeraj ishte më konkrete në akuzat e saj duke mbrojtur dosjen për të cilën kishin shkuar në komision.

Në një moment ai pati edhe debat me pedagogen e saj Vasilika Hysi, e cila një moment i kujtoi edhe vitet e universitetit.

Pjesë nga debati

Vasilika Hysi: E kam me prokuroren që ka mbrojtur doktoraturën, a do pranoni ju që në bazë të thënieve në gazetë, ende pa e lexuar materialin, të krijoni bindjen e mjaftueshme?

Imeraj: Nuk po e marr pyetjen si intimiduese se në fakt më keni dhënë mësim. Nuk kemi ardhur këtu me dy mendje, as të dyzuar. Prokuroria ngre akuzë, është gjykata që del me vendim përfundimtar. Kjo nuk lidhet me atë çfarë unë mendoj por me atë çfarë mendon i gjithë grupi hetimor.

Nuk është pak që të kapen 3.5 tonë lëndë narkotike në territorin italian, as pak 4 tonë në territorin tonë.

Gramoz Ruçi: Deputet të lutem mos i ndërhy prokurores! As palës mbrojtëse. Imeraj: Lënda narkotike që është sekuestruar pa i hyrë detajeve të tjera për kanabizimin e gjithë territorit të Shqipërisë, i qëndrojmë kërkesës së bërë.

Debati

(Është nxehur situata në mbledhjen në Këshillin e Mandateve pas marrjes së fjalës nga ana e deputetit Saimir Tahiri. Ai është kapur disa herë me prokurorët duke u përpjekur që të ndikojë te ata në aspektin psikologjik.)

Saimir Tahiri: Nëqoftëse unë kam ardhur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për deklarata publike ku implikohesha unë, makina ime dhe shtetasit Habilaj, për cilat arsye ju jeni penguar të nisni hetim?!

Enkelejd Alibeaj: Ajo që po bën zotëri janë komente dhe deklarata. Do ta ketë kohën me pas, pa merak për këtë punë! Të krijojë emocione intimidimi për prokurorët atje…

Elisabeta Imeraj: Fakti që pse nuk keni hetuar atëherë dhe jo tani, ka hetuar atëherë prokuroria dhe ka konkluduar, heton tani dhe konkludon. Është çështje veprimesh.

Saimir Tahiri: Fakti që unë kam ardhur vetë të kërkoj hetim, e hedh poshtë deklaratën tuaj?

Imeraj: Ne nuk operojmë me deklarata!

Eduart Halimi: Nuk mund t’i bëjë ai prokurores pyetje, ç’është ky muhabet, pyetje politike prokurorëve?! Kjo është detyra jonë, të dëgjojmë njërin-tjetrin, ju me sa shoh e keni marrë vendimin. Po mirë, po procedurën do ta zbatojmë?!

Gramoz Ruçi: Mos jep paragjykim as për prokurorinë as për deputetin. Deputeti ka të drejtën të sqarojë 2-3-5 gjëra. Ju lutem z.Tahiri pyetje të karakterit teknik i bëni dhe të fillojmë menjëherë shpjegimet tuaja!

Besim Hajdarmataj: Z.kryetar për procedurë! Jam i mendimit që po gjykojmë në një terren kushtetues. Gjykimi juaj po mbron deputetin, të njëjtat standarde duhet të na krijohen edhe neve!
Shtuar më 20/10/2017, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori